Venezuela po i afrohet gjithnjë e më tepër kolapsit të pagesave pavarësisht njoftimit të një marrëveshje me Rusinë për të ristrukturuar borxhin, ndërsa kriza e saj politike vijon të shqetësojë OKB, që mblodhi të hënën Këshillin e Sigurimit, dhe BE që pritet të vendosë sanksione.
Vendi me burime nafte, i shkatërruar veçanërisht nga rënia e çmimit të naftës negocioi një marrëveshje me Moskën, një nga kreditorët e saj kryesorë që pritet të nënshkruhet deri më 15 nëntor, sipas ambasadorit të Venezuelës në Rusi, Carlos Faria Tortosa, cituar nga agjencia ruse e lajmeve, RIA Novosti.
“Venezuela konfirmoi kushtet mbi të cilat ramë dakort dhe procesi po hyn në fazën përfundimtare”, deklaroi ministri rus i Financave, Anton Silouanov, cituar nga agjencia Interfax.
Por ristrukturimi përfshin vetëm një pjesë të vogël, rreth 9 miliardë dollarë të borxhit të jashtëm të Venezuelës, i vlerësuar rreth 150 miliardë./b.d