Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme një vendim që lidhet me një marrëveshje me qeverinë e Tunizisë. Në vendimin në fjalë parashikohet heqja e vizave për shtetasit shqiptarë që kanë një pasaportë diplomatike tashmë mund të udhëtojnë pa vizë drejt Tunizisë.
“Qeveria vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Tunizisë, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet në VKM e publikuar në faqen e Kryeministrisë.