• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Depot e shtetit mbajnë mijëra ton kanabis…”

by A R
06/11/2017 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD, Flamur Noka ka deklaruar në “5 pyetjet nga Babaramo” se janë mijëra ton hashash të depozituara në depo dhe magazina shtetërore.

Deputeti demokrat tha gjithashtu se opozita i sheh me skepticizëm shifrat e publikuara nga Guardia di Finanza dy ditë më parë sa i takon sipërfaqes së kultivuar me kanabis.

“Pavarësisht asaj që thuhet, në Shqipëri sot janë të depozituara në depo mijëra ton hashash. Kjo ka qenë arsyeja që trafikantët të ulin sipërfaqet e mbjella në krahasim me një vit më parë. Edhe vjet kur Guardia di Finanza raportoi shifrat, qeveria nxitoi të thotë se kishte shkatërruar 99% të sipërfaqeve të mbjella. Ishim ne që e kemi denoncuar si një shifër të gënjeshtërt. Sepse na rezultoi se 0.2% paskësh qenë qindra ton, kjo ishte. Dhe ajo që u tha vjet, na bën ne që të jemi skeptik.

Janë mijëra ton hashash i depozituar nëpër depo. Në shumë vende, institucione shtetërore, magazina, ka hashash të depozituar, gati për t’u trafikuar”, tha Noka.

Z.Noka, sipas të dhënave të Guardia di Finanza, në 2016 ishin 2086 parcela me kanabis, në 2017 janë zbuluar 88 sipërfaqe të mbjella. Ju duken të vërteta këto shifra?
Pavarësisht asaj që thuhet, në Shqipëri sot janë të depozituara në depo mijëra ton hashash. Kjo ka qenë arsyeja që trafikantët të ulin sipërfaqet e mbjella në krahasim me një vit më parë. Edhe vjet kur Guardia di Finanza raportoi shifrat, qeveria nxitoi të thotë se kishte shkatërruar 99% të sipërfaqeve të mbjella. Ishim ne që e kemi denoncuar si një shifër të gënjeshtërt. Sepse na rezultoi se 0.2% paskësh qenë qindra ton, kjo ishte. Dhe ajo që u tha vjet, na bën ne që të jemi skeptik.
Ku e dini ju që ka qindra ton të magazinuar?
Ku e dinim ne, përveçse gomonet që shpërthyen Adriatikun, filluan maunet që kalonin si të ishin me kunguj dhe jo me hashash, avionët gjithashtu. Janë mijëra ton hashash i depozituar nëpër depo. Në shumë vende, institucione shtetërore, magazina, ka hashash të depozituar, gati për t’u trafikuar.

Kjo është vepër penale. Pse nuk dilni ta thoni p.sh që në Lundër ka hashash?
Ne edhe për Saimir Tahirin kur thonim se është i lidhur kokë e këmbë me drogën, ju thoshit, disa vegla, thonit që opozita s’ka prova. Doli e tha antimafia italiane se makina e Tahirit, AA 003 GB kishte imunitet diplomatik dhe nuk kontrollohej. Të gjitha ato që kemi thënë janë të vërtetuara.

Sa drogë mund të transportojnë makina?
Trafikantët nuk njohin limit, janë të pangopur. Këta që janë brenda makinës kanë imunitet, prandaj është makina. Në përgjimet e antimafies thuhet se nuk kanë guxuar të kontrollojnë makinën. Eshtë një makinë me status diplomati, pra ministri ka status diplomati. Kur kemi të bëjmë me makinën e ministrit, është e vërtetuar, nuk ka kontradikta. Koha është ilaçi më i mirë, thotë populli. /a.m.

Next Post
Shehi: Opozita ka mundësi të fitojë, por Basha duhet ta udhëheqë karrocën e PD pa Berishën

"Presim zhvillime të reja..." Shehi: Po shkërmoqet shteti shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

August 23, 2026
Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

August 23, 2026
VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

August 23, 2026
Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

August 23, 2026
Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

August 23, 2026
Gjuha që zbeh fytyrën e protestës

Nuk është thjesht çështje protokolli

August 23, 2026
Kriza thellohet për Zelenskin, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon hapur: Hajde përballemi!

Kriza thellohet për Zelenskin, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon hapur: Hajde përballemi!

August 23, 2026
5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

August 23, 2026
15 vatra zjarri në vend, 7 aktive! Alarm në Krastë të Krujës dhe në Malin e Çikës, ndërhyrje nga ajri

15 vatra zjarri në vend, 7 aktive! Alarm në Krastë të Krujës dhe në Malin e Çikës, ndërhyrje nga ajri

August 23, 2026
Aksion i RENEA dhe FNSH në Palasë, arrestohet “Visi i garave”

Aksion i RENEA dhe FNSH në Palasë, arrestohet “Visi i garave”

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com