Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një fabrikë pijesh alkoolike në fshatin Nikël, pasi nga kontrolli rezultoi se ishin të skaduara.
AKU ka sekuestruar të gjithë pijet e skaduara, ndërsa bëhet me dije se fabrika në të cilën përpunoheshin ishte jashtë kushteve higjenike. Policia ka nisur hetimet për drejtuesit e fabrikës së pijeve alkoolike në Nikël.
Mësohet se gjatë kontrollit, 20 inspektorët që marrin pjesë në aksion kanë gjetur etiketa të falsifikuara.
Në përfundim të aksionit, AKU pritet të dalë me një njoftim zyrtar ku do të jepen edhe detaje rreth kësaj fabrike.
Ky nuk është rasti i parë që produktet shiten tek konsumatori pasi u ka mbaruar data e përdorimit.