Dhimbjet në stomak dhe lukth janë të zakonshme te njerëzit e të gjitha moshave dhe një nga shkaqet mund të jenë ulcerat. I gjithë sistemi i tretjes shpesh është objekt i shumë parazitëve, infeksioneve dhe sëmundjeve. Ushqimi që kalon përmes sistemit të tretjes është ndërprerë plotësisht dhe ushqyesit absorbohen.
Dhimbja e stomakut ndodh në rast të mukozave të dëmtuara. Shkak mund të jenë bakteret dhe stresi, ndërsa infeksioni mund të merret edhe përmes rrugëve të ndryshme, si duart e ndyta, kontakti buzë më buzë në rast të puthjes, ushqimit dhe ujit.
Bakteret mund të mbijetojnë në acidin e lukthit dhe të arrijnë deri te mukoza e mbrojtjes dhe ta dëmtojë atë. Përveç baktereve, shkak mund të jetë edhe përdorimi i gjatë i preparateve jo steroide dhe barnave, siç është ibuprofeni. Përveç kësaj, ushqimi jo i rregullt, erëzat djegëse dhe stresi po ashtu mund të nxisin zhvillimin e ulcerës në lukth dhe të përkeqësojnë simptomat, transmeton Ksp.
Simptomat kryesore të ulcerës në lukth janë dhimbja e cila paraqitet dy deri në tri orë pas ngrënies, dhimbja e cila paraqitet natën edhe në lukth të zbrazët, dhimbja e cila paraqitet dhe zhduket brenda disa ditëve deri në disa javë, humbja e kilogramëve, apetiti i dobët, vjellja, tendosja. Në rast të dhimbjeve të mëdha duhet vizituar urgjentisht mjekun. Mjekimi i ulcerës bëhet përmes barnave dhe rrugës natyrale.
Përveç higjienës së duarve para konsumimit të ushqimit, janë edhe disa përbërës natyrorë, të cilët parandalojnë krijimin e ulcerës në lukth, transmeton KosovaPress.
Mjalti
Mjalti është i njohur për shumë veti shëruese, veçanërisht në tretje dhe në trajtimin e ulcerës. Ai përmban një enzimë të glukozës oksiduese që mund të vrasë bakteret e dëmshme që kontribuojnë në formimin e ulcerës. Përveç kësaj, mjalti është i njohur për vetitë e tij antibakteriale. Përdorimi i dy luge mjalti në ditë mund t’ju ndihmojë te sëmundjet e ndryshme.
Banania
Në bananet e thata dhe të papjekura ndodhet një sasi e madhe e përbërjeve fitoindoside. Përveç kësaj, ato gjithashtu përmbajnë polisaharide të tretshme në ujë të përdorur në farmaceutikë për trajtimin e ulcerës. Thani bananet duke i prerë dhe lënë në diell. Konsumoni ato më pas me një lugë mjaltë tri herë në ditë.
Hudhra
Përfitimet e hudhrës tek inflamacionet janë të panumërta. Hulumtimet e fundit tregojnë se mund të ndihmojnë në zgjidhjen e baktereve të Heloibacter pylori. Ajo ka një efekt jashtëzakonisht antimikrobe, dhe mund ta hani atë vetëm, ose si shtesë në gjellë, përgatiti Koha. (b.an)