Ish-ministrja e Integrimit në kohën kur qeveriste PD-ja pohoi se Shqipërinë e kërcënon më shumë se kalendari, sesa data anëtarësimit.
Ajo sugjeron me ironi mes të tjerash se: “Mos u hallakasni me lajme fallxhoresh politike, nëse do të jete viti i luanit apo miut ai që do te na çelë derën e Europës”.
MESAZHI I BREGUT
Me shume se per daten e anetaresimit te Shqiperise ne Europe, me mire eshte ta vrasim mendjen per daten e anetaresimit tone ne sistemin e vertete demokratik.
Meqe kete vend se beme kurre demokratik sa duhet, pak kush beson se e ardhmja do te jete me e mire se e shkuara. Kjo na kercenon me shume se kalendari e data anetaresimit.
Sa per Europen sic eshte sot, nuk kercenohet nga zhdukja prej hirit, si Pompei, me shume se kercenohet nga mungesa e frymezimit, ne ngerç prej frikerave e krizave te veta.
Ndaj mos u hallakasni me lajme fallxhoresh politike, nese do te jete viti i luanit apo miut ai qe do te na çele deren e Europes.
Do te jete, kur t’ i vije fundi fazes se vetkenaqesise ne teatrin tone politik, ku, si dielli i veres, te bien ne koke sa profesionistet e mashtrimit, aq dhe profesionistet e pushtetit.
Ndjese per ke se kupton kete stilin qe sic thoshte Antonio Gramsci, marksist nga Italia, vjen prej pesimizmit te intelektit dhe optimizmit te deshires :):)
ma.me