• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama nga Maroku: Serbia duhet ta njohë Kosovën

by A R
03/11/2017 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në edicionin e 10-të të Konferencës së Politikave Botërore të zhvilluar në Marok, kushtuar Qeverisjes Globale. Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në panelin me temë “E ardhmja e Evropës Juglindore”, së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç, ku foli mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e Shqipërisë, në këtë bashkëpunim, si dhe sfidat e integrimit të vendit në BE.

Duke sjellë si shembull marrëdhëniet mes dy vendeve Shqipërisë dhe Serbisë, të cilat tashmë janë të normalizuara, kryeministri Rama theksoi se e ardhmja më e mirë për popujt e të dy vendeve, ajo që qeverisja duhet të zgjedhë, është fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në të mirën e përbashkët të qytetarëve. “Ajo që unë shoh si një pasqyrim shumë pozitiv të kësaj, është sesa shumë gjërat po ndryshojnë përsa i përket popullsisë. Është një mënyrë e re e të jetuarit në Ballkan, një mënyrë që është rrënjësisht e shkëputur nga kultura sesi jetonim në të kaluarën.”, u shpreh kryeministri.

Në kuadrin e perspektivës së bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, Kryeministri theksoi ndër të tjera se duke njohur Kosovën, Serbia do të bëjë një hap të madh përpara dhe do të lehtësohet nga barra e së kaluarës. “Kosova është sot një Republikë. Është aty dhe funksionon si një shtet i pavarur, sovran, me institucionet e tij, dhe jam shumë i lumtur ta them, me një model shumë të admirueshëm respekti për minoritetet, para së gjithash për minoritetin serb, i cili ka përfaqësi në parlament, në qeveri. Bindja ime është, ka qenë gjithmonë dhe mbetet që, duke njohur Kosovën, Serbia do të bëjë një hap të madh përpara dhe do të lehtësohet nga një barrë e së kaluarës, e cila është pengesë për të parë drejt së ardhmes më e lehtësuar.”

Duke folur mbi perspektivën e zgjerimit të BE me vende të reja aspirantë, kryeministri tha se vendet ndodhen në një moment tjetër historik, atë të kompletimit të procesit të nisur.“Gjendemi në një moment të ndryshëm historik, krahasuar me fazën e zgjerimit të shpejtë të fillimit. Tashmë përballemi me nevojën për të kompletuar procesin e nisur. Nuk bëhet fjalë vetëm për zgjerim, por për përfundimin e këtij procesi. Mbi të gjitha, qëndron nevoja strategjike e Europës për të mos lënë Ballkanin si një zonë gri, ku aktorë të tjerë mund të fusin duart dhe të promovojnë axhendat e tyre, duke nxitur konflikte të mundshme.”

Kryeministri theksoi ndër të tjera se është shumë e rëndësishme që vendet e Ballkanit të jenë pjesë e projekti europian, si një faktor më shumë për një Europë më të sigurt. “Është shumë e rëndësishme të përfundojmë këtë projekt, ekzaktësisht për të njëjtën arsye që anti-europianët theksojnë, ekzaktësisht për arsyen e sigurisë.” 

Kryeministri tha ndër të tjera se Ballkani i sotëm është pozicionuar qartë pro BE dhe se po punon fort për këtë perspektivë. “Ajo që po bëjmë sot në rajon nuk po ndodh sepse jemi të ndryshëm nga paraardhësit tanë që bënë luftëra. Kjo po ndodh sepse në këtë rajon ka një ndjenjë të fortë pro-europiane.  Ky rajon është vendi i duhur për të kuptuar se sa është tërheqëse Europa për njerëz që dinë se çfarë është lufta, që e kanë parë atë dhe e dinë se sa keq gjërat mund të shkojnë prej saj, ndaj ritheksoj edhe një herë faktin që edhe procesi i integrimit do të ndihmojë në zbutjen e këtyre pakënaqësive dhe mosmarrëveshjeve.”

Next Post
Gjykata dënon 2 britanikët që vranë shqiptarin e paratë e tij i harxhuan në bordello!

Gjykata dënon 2 britanikët që vranë shqiptarin e paratë e tij i harxhuan në bordello!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In