Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli menjëherë në një deklaratë për mediat pas takimit disa minutësh me Ministrin e Brendshëm italian Marco Minniti.
Basha tha se e vlerëson shumë deklaratën e Minnitit, ku nuk duhet të ketë të paprekshmëm dhe të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit.
“Vlerësoj mesazhin e ministrit të brendshëm italian për goditjen e bandave dhe të të paprekshme. Bashkëbiseduam për gjendjen kritike të luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri dhe mora garancitë se Italia do të vazhdojë të ndihmojë në goditjen e krimit të organizuar dhe do ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët për të dalë nga kjo gjendje e rendë e trafikut të drogës dhe influencës së bandave së bandave të krimit të organizuar.”
Gjithashtu, kryeopozitari Basha tha se ka marrë vlerësime ngë Marco Minniti për rolin e opozitës gjatë këtyre viteve si një opozitë e përkushtuar.
“E sigurova se PD, unë, dhe opozita do të vazhdojmë betejën tonë në mënyrë që në Shqipëri të mos ketë më organizata droge të mos ketë të paprekshëm dhe drejtësia të veprojë njësoj me të gjithë” tha Basha përpara gazetarëve.
I pyetue nëse diskutuan për cështjen Tahiri, Basha tha se nuk preferon të flasë për çështje të veçanta
a.ç