Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan Kujtim Murati, 55 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Naftëtari“, Patos, në ambientet e Bashkisë, ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Patos, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Stacionit të Policisë Patos duke i kundërshtuar ata.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal.
a.ç