• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna në familje, Manastirliu: Forcojmë mekanizmin e reagimit të institucioneve

by Java News
03/11/2017 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale propozoi sot ndryshimet ligjore për forcimin e ligjit “Për masat ndaj dhunës në marëdhëniet familjare”, në një takim të gjerë konsultativ, ku merrnin pjesë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu, zv/Kryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi, deputete të Kuvendit të Shqipërisë, Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe dhe të shoqërisë civile.

Pse kjo nisëm:

“Vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2017 janë rregjistruar mbi 3400 denoncime për dhunë në familje, nga të cilat 1940 kërkesa u regjistruan për urdhër mbrojtje. Për fat të keq, 11 persona, 8 prej të cilëve gra, bashkëshorte, nëna….humbën jetën. Në përgjigje të rasteve të shtuara të denoncimit të dhunës në familje, në disa raste me pasoja tragjike, rishikimi i ligjit “Për masa ndaj dhunës në marëdhëniet familjare”, lindi si një domosdoshmëri për të garantuar mbrojtjen e strukturës së familjes nga dhuna”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu.

Çfarë pritet të ndryshojë në ligj me këto propozime:

“Më lejoni të ndaj me ju historinë e një gruaje nga Bulqiza, historinë e Martës, 29 vjeçare, e cila u tërhoq nga kërkesa për urdhrin e mbrojtjes për shkak se nuk kishte mundësi të paguante ekspertët e thirrur nga gjykata! Ajo u tërhoq…Me ndryshimet që ne propozojmë, viktimat e dhunës në familje do të kenë asistencë ligjore dhe avokat falas nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Gjithashtu, në ndryshimet ligjore që propozojmë është parashikuar qartësisht detyrimi i të gjitha organeve shtetërore për të ofruar falas çdo shërbim ekspertize të rasteve të dhunës në familje, ndërsa shpenzimet e ekspertëve që thirren nga gjykata (psikolgë, mjekë ligjorë, etj) do të paguhen nga dhunuesi”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ndryshimet ligjore parashikojnë afate të qarta proceduriale, duke filluar që nga regjistrimi i kërkesës e deri te ankimet për vendimet gjyqësore, me qëllim që sidomos urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes të dalin pa asnjë vonesë dhe të sigurojnë viktimën nga rreziku imediat. Pra, vendimi i gjykatës për nxjerrjen e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes do të jetë i formës së prerë dhe nuk do të ankimohet.

Një ndryshim tjetër i propozuar, lidhet me unifikimin e kohës së nisjes së procedurave në rastet e kërkesës për urdhër mbrojtjeje. Gjykata do të duhet të vendosë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes jo më vonë se brenda 15 ditëve nga regjistrimi i kërkesës.

“Me fokus tek më të pambrojturit, fëmijët, ndryshimet që ne propozojmë, janë ndryshime që përmirësojnë mbrojtjen e fëmijëve, pasi për herë të parë, me urdhrin e mbrojtjes për nënën, automatikisht do të garantohet urdhri i mbrojtjes për fëmijët, edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë. Dua të kujtoj këtu, rastin e Majlindës, një rast i bërë publik, që ju besoj e mbani mend, fëmijët e së cilës kishin asistuar në dhunën e vazhdueshme të të atit ndaj nënës së tyre, e megjithatë, gjykata vendosi kujdestarinë e fëmijëve tek dhunuesi! Raste të tilla nuk do të mund të ndodhin më! Ndryshimi në ligj që ne propozojmë, parashikon qartë se kujdestaria për fëmijët, edhe kur ata nuk kanë qenë objekt i drejtpërdrejtë i dhunës në familje, i kalon automatikisht viktimës të dhunës”, u shpreh znj. Manastirliu.

Një tjetër ndryshim i propozuar lidhet me përcaktimin më të qartë të përgjegjësisë së zyrtarëve në çdo hallkë të zinxhirit të mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje.

Të gjitha institucionet përgjegjëse për masat në mbrojtje të viktimave të dhunës në marrëdhëniet familjare, me qëllim që të rritet efketiviteti i zbatimit të ligjit, që do të propozohet për ndryshim, do të kenë masa administrative (gjoba që varjojnë nga 50-100 mijë lekë) për punonjësit që nuk kryejnë detyrën për pajisjen e viktimës me provat e nevojshme për marrjen e urdhrit të mbrojtjes.

Nën/Kryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi si dhe deputetet znj.Eglantina Gjermeni, znj. Klodiana Spahi dhe znj. Nora Malaj, e mbështetën nismën , duke kërkuar të dërgohen sa më parë në Kuvend këto ndryshime ligjore, për të garantuar mirëfunksionimin e mekanizmit të reagimit të institucioneve, përfshi edhe sistemin e drejtësisë, ndaj dhunës në familje.
Ndryshimet ligjore janë hartuar me ekspertë të fushës dhe pas konsultimeve me të gjithë aktorët e interesit, do të shkojnë për miratim në Kuvend

a.ç

Next Post
Basha takohet me Marco Minnitin: Biseduam për goditjen e të paprekshmëve

Basha takohet me Marco Minnitin: Biseduam për goditjen e të paprekshmëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In