Katër persona janë kallëzuar penalisht nga OSHEE për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në zonën e Burrelit.
Grupet e task forcës në rajonin e Burrelit kanë zbuluar raste te abonentëve, të cilët furnizoheshin përmes lidhjeve të paligjshme dhe pa patur kontratë me kompaninë.
OSHEE thotë se konkretisht nga kontrollet e ushtruara ditët e fundit, janë konstatuar raste të vjedhjes së energjisë në zonat Bulqizë dhe Dibër, duke proceduar në polici, abonentët Suri M, Qani Sh., Jetmir A. dhe Fatjon A.
Hetimet për këta shtetas i kanë kaluar organeve kompetente, ndërsa Drejtoria Rajonale e OSHEE Burrel vijon kontrollet për prerjet e dritave ndaj debitorëve dhe kallëzimin në polici të vjedhësve.
Në dy muajt e fundit janë regjistruar mbi 50 raste, familjar dhe biznes, të cilët kanë përfunduar në polici si pasojë e vjedhjes së energjisë përmes mekanizmit të cenimit të matësit, lidhjes së paligjshme, furnizimit pa kontratë, etj./a.m.