Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” tha se është me rëndësi që procesi i vetingut duhet të ketë objektiv jo vetëm prokurorët dhe gjyqtarët, por edhe politikanët.
Milo tha se është me rëndësi që ky proces të zhvillohet paralelisht, nga njëra anë prokurorët dhe gjyqtarët, dhe nga ana tjetër politikanët, për të prerë, sipas tij, fijet e padukshme që janë lidhur mes tyre
“Le të më marrim mua të parin në analizë në kuadër të vettingut. Kam 16 vite që nuk jam në detyrë shtetërore, por dal vullnetar.
Nuk jam i shqetësuar. Por duhet të hetohen edhe të tjerët. Vettingu duhet të hetojë jo vetëm gjyqtarët e prokurorët, por edhe politikanët.
Do ishte mirë që procesi të bëhen paralelisht, pasi janë të lidhura me njëri-tjetrin.
Me përfundimin e vettingut duhet të shkëputet edhe kjo lidhja e fshehtë e politikës me drejtësinë”, u shpreh Milo.