• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Futu nën tavolinë nëse ke frikë”. Zbardhen replikat te ‘Siguria’

by A R
31/10/2017 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita ka braktisur dje punimet e Komisionit të Sigurisë në shenjë proteste për qëndrimin që PS mbajti ndaj rastit të Saimir Tahirit. Më herët, deputeti i LSI, Luan Rama, kërkoi që të zhvillohet një seri seancash dëgjimore me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku, Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, dhe kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, lidhur me skandalin e mosfunksionimit të radarëve të monitorimit të hapësirës detare, shkruan Panorama.

Luan Rama kërkoi që në seancë dëgjimore të ishte i pranishëm dhe Visho Ajazi Lika. Deri në momentin që zhvillohej mbledhja, nuk kishte dalë ende lajmi i lirimit të tij nga detyra. Por kërkesa e deputetit të LSI u refuzua nga kryetarja Ermonela Felaj, e cila kërkoi që kërkesa të bëhej sipas procedurës dhe me firmat e 1/3 e anëtarëve të komisionit.

Por në këtë diskutim, nënkryetari Flamur Noka ka shpërthyer në debat, duke e quajtur të turpshëm qëndrimin e PS. Noka tha se Rama dhe qeveria janë të kapur peng nga Saimir Tahiri. Ndërkohë që Felaj tentoi t’i mbyllte mikrofonin, ky i fundit i kërkoi që ajo të futej poshtë tavolinës nëse kishte frikë.

REPLIKAT NË KOMISION

Luan Rama: Duhet të nisim një seancë, një cikël seancash dëgjimore, pas denoncimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për mosfunksionimin e radarëve të hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë. Çështja është bërë publikisht e ndjeshme dhe e denoncuar, dhe politikisht e trajtuar, do të duhej që sipas një praktike të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të kishte nisur çështja kryesisht siç ka ndodhur për raste të tjera. Unë nuk kam dijeni të ketë nisur hetimi për këtë çështje, për hetimin e mosveprimit të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Policisë së Shtetit lidhur me çështjen e radarëve, ndaj kërkoj që Prokurori i Përgjithshëm të vijë të raportojë në komision për këtë çështje. KLSH ka kryer një kontroll në vitin 2015-2016 për procedurat e prokurimit dhe kontratën e lidhur me kompaninë që monitoron radarët e Forcave të Armatosura dhe ai raport ka rekomanduar një mori shkeljesh e ka rekomanduar një sërë masash për funksionarë të ndryshëm të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë që më rezulton të mos jenë zbatuar masat e KLSH. Nga informacioni që unë kam nga burime zyrtare të strukturës përkatëse, më rezulton se sistemi i radarëve të monitorimit, që është nën autoritetin e forcave detare, prej periudhës 2014 dhe deri para dy-tre muajsh nuk ka qenë në funksion operacional. Nga 7 radarët që ka gjithë sistemi i Ministrisë së Mbrojtjes, 4 prej tyre nuk kanë qenë në punë. Ndërkohë që janë tërësisht të 11 radarët që disponon Policia e Shtetit.

Ermonela Felaj: Ju, në bazë të rregullores, duhet t’i paraqisni një kërkesë të motivuar komisionit mbështetur nga 1/3 e anëtarëve të komisionit. Jo më pak se 6 veta. Ju mund të thërrisni kë të doni për çështjet që keni nevojë të sqaroheni. Por neni 36 e thotë shprehimisht… Të kalojmë në votim.

Luan Rama: Neni 33 thotë që seancat dëgjimore me funksionarët e institucioneve të larta publike dhe shtetërore përfshihen në rendin e ditës kur kryesia është dakord ose kur vendos për këtë çështje shumica e anëtarëve të komisionit.

Ermonela Felaj: Të lutem, se nuk jemi deputetë për herë të parë dhe e bëjmë këtë gjë për herë të parë…

Flamur Noka: Në një shtet ku ministri i Brendshëm kapet në krim, ku ministri i Brendshëm kapet si menaxher i mbjelljes e trafikut të drogës dhe shërbimet partnere e zënë me presh në dorë, nuk mund të flitet për normalitet në zhvillimin e seancave dhe të komisioneve. Kjo opozitë, ndryshe nga opozita e para katër viteve, nuk ka ndër mend të djegë Shqipërinë, por ka ndër mend t’ju bëjë me dije se normalitet në një vend…

Ermonela Felaj: Të lutem, zoti Noka, ke ndonjë gjë për çështjen…

Flamur Noka: Ju nuk mundet ta konsideroni të paqenë këtë skandal, sepse dhe sot e kësaj dite qeveria juaj vazhdon të jetë inefiçente në punë. (Felaj i fik mikrofonin)

Flamur Noka: Shiko, mos më ndërpre fjalën mua…

Ermonela Felaj: Ky komision do zbatojë rregulloren… Të lutem…

Flamur Noka: Mos m’u lut… Hiqe dorën të flas unë. Jemi tre drejtues, nuk je vetëm ti. Mos bëj gabim herë tjetër.

Ermonela Felaj: Kjo mbledhje drejtohet prej meje…

Flamur Noka: Mos guxo dhe mos bëj gabim. Në rast se ke frikë, futu nën tavolinë. Nëse ke frikë nga e vërteta, futu nën tavolinë. Puna jote.

Ermonela Felaj: Meqenëse kolegu Tahiri është nën hetim, ne e mbarojmë misionin tonë këtu.

Flamur Noka: Kolegu Tahiri është i kapur dhe për fat të keq ta ka kapur prej fyti edhe kryeministrin tënd dhe këtë qeveri.

Ermonela Felaj: Të mos bëjmë atë që është bërë 27 vite me radhë, që është ndërhyrë te drejtësia herë pas here.

Flamur Noka: Kjo qeveri nga mëngjesi deri në darkë është në ankth, sepse pritet skandali i radhës. Kjo qeveri nuk mund të vazhdojë dhe ne nuk mund të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë.

Ermonela Felaj: Ti mund të mos jesh dakord me shumëçka, por nuk e ke atë mbështetje…

Flamur Noka: Vazhdoni këtë procedurë, qeverisni me krimin, punoni me krimin, qeverisni me krimin se ne nuk do na keni këtu. Ne do na keni për t’ju rrëzuar.

Ermonela Felaj: Mbledhjet e komisionit po shndërrohen në sjellje kaq të turpshme dhe në mungesë të respektit ndaj Kuvendit.

Flamur Noka: Mungesë totale të respektit ndaj krimit dhe ndaj jush që jeni të zhytur të gjithë në krim…

Next Post
Shembja e banesave në Himarë, banorët ‘luftë’ me policinë (FOTO-VIDEO)

Shembja e banesave në Himarë, banorët 'luftë' me policinë (FOTO-VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

October 27, 2026
Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

October 27, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit!

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit!

October 27, 2026
Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

October 27, 2026
Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

October 27, 2026
Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

October 27, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

October 27, 2026
Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

October 27, 2026
Hetimi i tregut të fruta-perimeve/ Gjashtë kompani ndanë 150 milionë euro, “fiksuan çmimet”

Zbulohet “Paketa fiskale 2027”: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin!

October 27, 2026
Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In