Policia e Durrësit ka vënë në pranga ditën e djeshme një 21-vjeçar, ndërsa ka nisur procedim penal edhe për dy të rinj të tjerë.
Mësohet se Xhofo Stafa, bashkë me M.L. 22 vjeç, dhe A.R. 18 vjeç, në ambientet e një lokali në lagjen Nr.5, për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta, doreza P. M. 44 vjeç, A. M.33 vjeçe dhe D.M. 20 vjeç, banues në Durrës.
Policia pasi ka kryer hetimet e parë, bën me dije se ka referuar materialet në prokurori për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe” Plagosja e lehtë me dashje në bashkëpunim në Xhofo Stafa.
Ndërsa, “Plagosja e lehtë me dashje” në bashkëpunim në ngarkim M.L. dhe A.R.