Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, deklaron se në vijim priten prova të tjera që implikojnë Ministra dhe ish-Ministra të tjerë të qeverisa Rama me krimin.
Boçi: Në ditët në vazhdim do të ketë dhe tryeza të tjera, aksione të tjera politike. Çështja Tahiri nuk është se zgjati tre ditë dhe si çdo çudi shqiptare zgjatrvetëm tre ditë por është një çështje që do të vazhdojë. Jo se duam ne, por faktet e dala nga përgjimet e Antimafias italiane kërkojnë që proceset hetimore të thellohen edhe në drejtim të figurave të tjera. Jo thjesht se i di PD, por në bazë të të dhënave, deklaratave dhe të atyre denoncimeve që vinë nga shumë drejtime pritet që në pjesën e kërkesave të prokurorisë të ketë edhe emra të tjerë big të mazhorancës, ish-Ministra, Ministra. Situatat janë evoluim dhe në zhvillim e sipër.
Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Boçi thotë se edhe lëvizja e Ramës për të mbrojtur ish-Ministrin Tahiri kishte për qëllim të bllokonte efektin domino.
Luçiano: Efekti domino do të sjellë pasojën tek Rama dhe brenda dy të këqijave Rama ka zgjedhur të keqën më të gjatë. Rama ka preferuar më mirë të ndeshet me partnerët duke bllokuar efektin domino. Dorëzimi i Tahirit do të sillte dhe dorëzime të tjera pasi dosja në fjalë ka shumë elementë, sikurse elementë të tjerë të hetimit dhe përgjimet e tjera sjellin dhe fakte për Ministra të tjerë dhe ish-Ministra të qeverisë Rama. Ndjekja e kësaj rruge do të ishte një rënie më e shpejtë ndërsa mbrojtja e Tahirit presupozon dhe mbrojtjen e të tjerëve. Është krijuar një precedent shumë i rrezikshëm në parlamentin shqiptar me këtë akt të Ramës. Ka Ministra të implikuar përderisa edhe në përgjime dalin elementë që implikojnë Ministra, çështja e radarëve, çështja e mbështetjes dhe aktivitetit që ka pasur banda e Habilajve në Vlorë.
Edhe përgjatë fushatë elektorale fakti i dëshmisë së ekzistencës së videove, fotografive të funksionarëve të PS që janë në Vlorë lidhen me këtë dosje sikurse dhe me dëshmi të tjera që pritet të dalin në ditët në vazhdim. Paralajmërimet janë dhënë nga njerëz seriozë të medias. Baza e implikimit të mazhorancës me krimin nuk është e fiksuar vetëm në Vlorë, tek Ministri i Brendshëm, por në gjithë këtë mazhorancë, ku secili prej kukullave ka pasur rolin e tij në marrëdhëniet me krimin në gjitha lokalitetet si Elbasan, Fier, Vlorë, Shkodër, Lushnje. Të gjitha ngjarjet kriminale mes përplasjeve kanë zbuluar dhe ato përkatësitë, mbështetjet e forta që kanë pasur dhe kanë nga kjo mazhorancë. Mosfunksionimi i policisë, mosreagimi i saj tregon kapjen totale të policisë, të shtetit nga krimi që i ka dhënë favore për të qenë aty ku është dhe sot po i kthen koncesionet e saj. /b.d