Heqja e imunitetit të deputëtëve shqiptarë është rikthyer sërish në fokus të diskurit politik në vend fill pas ngjarjeve që vijojnë të turbullojnë opinionin publik, përfshirjen e një ish Ministri të Brendshëm në trafik droge dhe lidhje të afërta me një grup kriminal si ai i Habilajve në Vlorë.
Votimi i djeshëm në parlament për hetimin dhe jo arrestimin e Saimir Tahirit ka kthyer sërish në vëmendje idenë e heqjes së plotë të imunitetit të politikanit, e mbi këtë çështje është pyetur dhe kreu i shtetit Ilir Meta, përpara se ai të mbante fjalën në konferencën ndërkombëtare për zbatimin e vendimeve gjyqësore.
I pyetur nga gazetarët, Presidenti Meta ka preferuar të mos komentojë çështjen Tahiri dhe atë të imunitetit, por u ka thënë reporterëve se të gjithë duhet të jenë të bashkuar kundër drogës, krimit dhe grupeve të trafikantëve.
Meta: Nuk kam asnjë debat për çështjen e imunitetit por të gjithë forcat politike dhe institucionet e drejtësisë duhet të bashkohen në luftën kundër trafiqeve dhe kundër drogës në përpjekjen për sundimin e ligjit.
ma.me