Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të duhej të përziheshin në punët e brendshme të Serbisë e të Rusisë, ka kumtuar sonte Ministria ruse e Punëve të Jashtme duke komentuar deklaratat e ndihmës sekretarit shtetëror amerikan Hoyt Brian Yee dhënë në Beograd, transmeton Koha.net.
MPJ e Rusisë ka theksuar se Yee ia ka lejuar vetes “disa deklarata provokuese drejt rrënimit të bashkëpunimit ruso-serb dhe vrazhdë ka kërkuar që Beogradi të rishqyrtojë bashkëpunimin me Rusinë e në mënyrë të pashembullt dhe me shprehje emotive ka folur kundër dhënies imunitet dhe privilegje Qendrës humanitare ruso – serbe në Nish”.
“Përkujtojmë se SHBA-ja nuk është anëtare e Bashkimit Europian dhe sigurisht për këtë nuk e di se shumë anëtare të BE-së bashkëpunojnë në vëllim të madhe me Rusinë me bazë reciproke dobiprurëse. Askënd nuk do të duhej ta pengonte që Serbia t’iu përmbahet parimeve të njëjta duke u nisur nga interesat e veta kombëtare“, theksohet në kumtesën që e përcjell sputnjik rus.
Sa i përket Qendrës humanitare ruso- serbe në Nish, MPJ e Rusisë thekson se amerikanët me gjasë bëhen të mos e dinë për ndihmën që ajo tash e disa vite ia ofron Serbisë dhe vendeve të tjera në rajon përfshirë edhe anëtarë të BE-së e të NATO-s në tejkalimin e pasojave të katastrofave shkaktuar nga dorë e njeriut si dhe në trajnimin e ekspertëve relevantë .
Sipas deklaratës, përkujtohet se ndër të tjera në territore serbe janë zbuluar e shkatërruar mijëra mjete shpërthyese që kanë mbetur pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 përfshirë dhe uranin e varfëruar. (b.an)