Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar për herë të parë detaje lidhur me arrestimin e ish-liderit të socialisteve Fatos Nano për trafik të lëngjeve të frutave në vitin’92.
I Ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24’ Berisha pohoi se PD nuk ka rol në dosjen e përgatitur kundër Nanos, por sipas tij atë e hartoi ministri i asaj kohe, Shane Kordeci.
Robert Rakipllari: Italianët e përgatitën dosjen kundër Nanos apo PS?
Do që t’i them me emra. Ish-ministri Shane Kordeci. Pse u bë kjo? Në atë kohë Ramiz Alia krijoi një rivalitet absurd. Ministria e Jashtme e ndoqi problemin dhe e konstatoi këtë problem. PD nuk ka asnjë rol shtesë në atë dosje.
Rakipllari: Po italianet?
Jo s’mund të them. Dosjen e përgatiti Shane Korbeci