Deputeti i PDK-së Nard Ndoka ka komentuar situatën e krijuar ditët e fundit , i cili e ka kaluar përtej politikës zgjidhjen e kësaj situate.
Zoti do vendosë drejtësi në këtë vend!
Unë kam besuar shumë kohët e fundit, se kjo qeveri nuk rrëzohet me vota, as me protesta, as nga opozita, as nga drejtësia, por vetëm nga Perëndia!
Kur Rama mendoi se kishte finalizuar çdo gjë: Fitore plebishitare, asfiksim të opozitës, gjymtim të LSI, privatizim të ekonomisë, skllavërim të drejtësisë, miklim të ndërkombëtareve; më shumë se kaq nuk kishte ëndërruar, as kur ishte nën efektin tymues!
Të gjithë u frikësuam: populli heshti, opozita përpëlitej, drejtësia po kapitullonte, institucionet u ngrinë, presidenti noterizonte, ndërkombëtarët humbën, shoqëria civile flinte e kazanët zienin ‘supë falas’!
Vend pa shprese, pa perspektivë, pa të ardhme, në prag kapitullimi dëshpërues; sa turp, sa keq, sa pa fat, uzurpim, heshtje, frike, pendesë reflektim dhe përsëri dëshpërim!
Zoti vonon, por nuk harron!
Italia, Katania, antimafia, prokuroria, opozita, kuvendi, Sajmiri, Rama, Habili, Zagani, të gjithë folën. Zoti i ndihmoftë!
Zoti do flasë shqip!
Besimi në Zot, nuk vdes kurrë! 🙏
a.ç