Nën tingujt e yllit të muzikës greke Notis Sfakanakis, ka degjeneruar në një fjalor të ulët dhe ordiner, protesta e Partisë Demokratike në Himarë, e lajmëruar nga ana e Degës së saj në këtë qytet bregdetar.
Nuk mungoi edhe këtë herë fjalori brutal i përhershëm nga ana e organizatorëve të OMONIA-s, të cilët herët e tjera janë përpjekur madje edhe të dhunojnë institucionin e Bashkisë së Himarës dhe punonjësit e saj.
Këtij fjalori dhe gjuhe të ashpër akuzash i është bashkangjitur as më pak e as më shumë vetë kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, Deputet i Partisë Demokratike për krahinën e Himarës.
Po i së njëjtës linjë të ashpër dhe vulgare, në një fjalor aspak të denjë për një organizatë që pretendon se përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri ishte edhe Leonidha Papa, Kryetari i OMONIA-s.
Të njëjtën gjë pasoi edhe kryetari i Degës lokale të OMONIA-s Fredi Beleri. Për ta mbyllur me Andrea Gjonin, Kryetarin e PD-së Dega Himarë i cili ishte edhe organizatori i kësaj proteste.
Duhet theksuar se më herët z. Gjoni ka qenë Kryetar i OMONIA-s për Himarën, ndaj duket qartë edhe skenari i PD dhe OMONIA-s që bashkë duket se janë në një seli dhe kanë po të njëjtat qëllime për të destabilizuar Himarën.