Nga Flogert Muça/
Ka një fryerje të tepruar të mediave sa i përket rastit të dosjes “Habilaj”. Dhe unë i mirëkuptoj kur vjen puna tek audience dhe reklamat e televizioneve apo klikimet dhe paratë që fitojnë portalet eventualisht.
Ajo që është paradoksale dhe tërësisht hipokrite në këtë histori është opozita. Duhet të jesh shumë amator në politikë ose të lësh subkoishiencën që të veprojë, kur mendon të bësh “celebrimin” politik PD-LSI, duke patur si emërues të përbashkët rastin “Habilaj”.
Kjo për disa arsye shumë të thjeshta. Së pari, kriminelët janë kapur duke folur më njëri tjetrin e jo me Tahirin. Edhe unë në vitin 2011 kam përdorur emrin e një mikut tim polic për të mos marrë gjobë, e ndoshta as sot e kësaj dite ai nuk e di që e kam “shfrytëzuar”.
Së dyti, ndryshe nga emri i Tahirit i cili është përdorur nga disa kriminelë për të mbaruar punët e tyre të errëta, Basha, Berisha dhe i shoqi i Monës janë kapur me presh në duar vetë, pra kanë qenë vetë dosja dhe jo pjesë e përfolur në dosje siç është sot fjala vjen Tahiri. Sot nuk ka dosje “Tahiri”, ndërsa dje ka patur dosje “Basha”, “Meta”, “Berisha”, njëlloj si “Habilaj”
Në 3 rastet e politikanëve të lartë ajo që nuk ka vepruar e qetë është drejtësia. Është shantazhuar, paguar, emëruar e kështu me radhë, por nuk ka vepruar edhe kur ka patur provat e gjalla në duar. Sot, edhe pse Tahiri nuk është i përfshirë direkt por i përmendur në biseda, PD dhe LSI e përdorin si alibi për tu bashkuar.
Logjika e bashkimit në fakt është e thjeshtë. Bashkimi nuk është kundër Tahirit, por kundër drejtësisë. E cila është e lirë të veprojë sot ndaj “Habilajt”, e do të jetë poashtu e lirë të veprojë edhe ndaj dosjeve të vjetra që mund të rihapen.
Kjo mesa duket ka trembur Monikën dhe Lulin e të tjerë brenda çadrës së re, të cilët dubkoishienca i ka bashkuar në një front kundër drejtësisë së re.
Po ca duhet me bo, te lejme Sajmen dhe Edin te ngarkojne drogen me policat si punetor hamalli se edhe Luli osht cun i keq?!!