• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto janë ushqimet që kursejnë vizitat te mjeku

by Java News
18/10/2017 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushqimi është ilaçi numër një i natyrës. Perime, fruta, karbohidrate dhe proteina të caktuara ofrojnë përfitime të veçanta shëndetësore, pa dhënë disa nga efektet anësore të pakëndshme që japin ilaçet e mjekut.

Vetëm duke aplikuar disa ndryshime të thjeshta, si duke shtuar fara shege në bollgurin tuaj të mëngjesit ose duke shtuar pak hudhër në salcën tuaj të makaronave, ju mund të rrisni menjëherë sistemin tuaj imunitar dhe rritni kapacitetin e trupit për t’u shëruar.
Ushqime të veçantë mund t’ju kursejnë edhe udhëtimet te mjeku.

1. Lakra e kuqe
Sa të thjeshta janë sallatat? Herën tjetër që do të kërkoni një pjatë të lehtë, të freskët dhe që shkon me çdo gjë, sigurohuni që t’i shtoni lakër të kuqe bashkë me sallatën e gjelbër. Kjo, sepse lakra e kuqe është plot me antioksidantë dhe ka veti anti-inflamatore. Ngjyra e tyre e purpurt e thellë lidhet me përqendrimin e lartë të polifenoleve anthocianin, të cilat janë komponime të bimëve që nxisin shëndetin e zemrës, funksionin njohës dhe shëndetin e trurit, ndërsa ndihmojnë edhe në lidhje me kolesterolin.

2. Rrushi i kuq
Mund të keni dëgjuar se vera e kuqe dhe rrushi i kuq përmbajnë resveratrol, i cili është cilësuar si një element që bën çudira kundër plakjes. Por ka edhe më tepër. Është vërejtur se resveratroli ndikon për të pasur zemër të shëndetshme dhe ndihmon në reduktimin e stresit oksidativ, në inflamacionin e enëve të gjakut dhe në parandalimin e agregimit të trombociteve.

3. Kungulli
Jo vetëm që është i përkryer për t’u konsumuar, por disa lloje të tij mbajnë larg gripin dhe të ftohtin. Kungulli dimëror përmban vitaminë A, e cila është e nevojshme për funksionimin e duhur të shikimit, prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, si dhe për të forcuar sistemin imunitar. Mangësitë në vitaminën A janë të lidhura me imunitet të dobësuar të trupit dhe më shumë sëmundje infektive. Mënyra më e mirë për të shijuar kungullin e dimrit është ta gatuani me yndyrna të shëndetshme, të tilla si vaji i kokosit ose vaji i ullirit.

4. Lakër Brukseli
Vuani nga dhimbje që lidhen me një dëmtim që mund të keni pësuar kohëve të fundit? Konsumoni lakër Brukseli, për të marrë vitaminë K. Vitamina K është një yndyrë thelbësore vitaminë e zgjidhshme, e nevojshme për të marrë veten në rastin e ndonjë lëndimi, për shëndetin e kockave dhe për parandalimin e kalcifikimit në arterie. Lakra e Brukselit është e shijshme kur piqet në furrë, kur e ziejmë ose kur mund ta shtojmë në sallatë.

5. Kokrrat e shegës
Jo vetëm që janë të shijshme dhe të bukura, por farat e shegës janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i antioksidantëve. Farat e shegës përmbajë 2-3 herë më tepër antioksidantë se çaji i gjelbër dhe vera e kuqe, që do të thotë se ndihmojnë për të mbajtur qelizat e pastra.
6. Qepët pranverore

Ju gërvisht fyti apo i keni hundët e zëna? Shtoni pak qepë në supë, në sallatë, në çajin e xhenxhefilit ose në petullat me patate. Qepët ndihmojnë trupin të largojë toksinat. Ato janë antivirale dhe antibakteriale.

7. Hudhra
Hudhra është një tjetër bimë, që ka veti antivirale dhe antibakteriale. Në mjekësinë kineze ajo është përdorur për të larguar toksina dhe për të vrarë parazitë, si dhe për të reduktuar ënjtje në trup. Ka veç të tjerave veti antibakteriale, antifungale, antioksidante dhe antivirale.

8. Kastravecët
Në mjekësinë kineze, kastravecët janë të njohur për aftësi të jashtëzakonshme shëruese. Ata largojnë toksina, pastrojnë gjakun, forcojnë zemrën, bëjnë mirë për zorrët dhe mushkëritë etj. Ata janë të mirë për t’u ngrënë në qoftë se keni ënjtje në duar apo në këmbët, ose në qoftë se keni infeksion të fshikëzës.

9. Farat e lulediellit
Ashtu si farat e shegës, farat e lulediellit kanë veti të shumta dhe mund të shtohen në ushqimin tuaj, në bollgur, në sallata apo në biskota etj. Ato kanë shumë kalcium dhe magnez dhe shpesh janë përshkruar në mjekësinë kineze se kanë aftësinë për të hequr qafe skuqjen. Farat e lulediellit ndihmojnë në presionin e ulët të gjakut dhe mund të lehtësojnë dhimbjet e kokës dhe nëse keni marrje mendsh. Në mjekësinë Lindore rekomandohet të hahen fara luledielli, nëse një person është i shqetësuar nga simptoma të caktuara të zorrëve, si dizenteria ose parazitët e zorrëve, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
“Protestat në kohën e duhur”, Vasili: Minimumi largimi i Ramës, hapat që do ndjekim…

"Protestat në kohën e duhur", Vasili: Minimumi largimi i Ramës, hapat që do ndjekim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kallëzimi në SPAK është idiot”, Manjani: Ligji e ndalon, por gjyqtarët dhe prokurorët po bëjnë grevë…

September 10, 2026
Kanadaja do të prodhojë 1 milion dronë për dy vjet, një e treta do t’i dërgohet Ukrainës

Kanadaja do të prodhojë 1 milion dronë për dy vjet, një e treta do t’i dërgohet Ukrainës

September 10, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Vijojnë zjarret! 30 vatra prej të cilave 7 ende aktive. Angazhohen mbi 500 forca dhe mjete të emergjencës

September 10, 2026
“Pse nuk u zbatua vendimi i Kushtetueses?”, deputetja e PS debat me aktivisten për pagat e magjistratëve

“Pse nuk u zbatua vendimi i Kushtetueses?”, deputetja e PS debat me aktivisten për pagat e magjistratëve

September 10, 2026
Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Marta Kos: Për herë të parë ka nisur realisht mbylljen e kapitujve

Funerali i Mladiçit me nderime shtetërore, Kos: Do të diskutoj me Von der Leyen për angazhimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së

September 10, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

September 10, 2026
Nga sot Check-up kalon në shtet pa kufi të sipërm moshor/ Rritja e numrit të përfituesve do të menaxhohet me të njëjtat stafe

Nga sot Check-up kalon në shtet pa kufi të sipërm moshor/ Rritja e numrit të përfituesve do të menaxhohet me të njëjtat stafe

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com