Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se pret që mesfushori Paul Pogba të bëhet ndër më të mirët në histori të futbollit.
24-vjeçari u kthye sezonin e shkuar tek Unitedi nga Juventusi, ndërsa së fundmi ka pësuar një lëndim dhe pritet të mungojë për edhe një muaj.
Mourinho ka besimin se Pogba do të bëhet legjendë e klubit, por dyshon se përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps është duke nxjerrë më të mirën nga mesfushori.
“Paul mund të shkruajë historinë. Ai ka talent. Por në partneritet me Blaise Matuidin për Francën, nuk mendoj se është i lumtur”, ka thënë portugezi, përgatiti Koha. (b.an)