Irani mbylli sot tre pika kufitare që mundësonin kalimin e mallrave dhe të personave nga Kurdistani irakian në territorin e tij, njoftoi një përgjegjës kurd.
Kjo mbyllje, që Irani ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht, vjen në momentin që forcat irakiane dhe ato kurde janë përballë në zonën e pasur me naftë të Kirkukut.
“Irani ka mbyllur sot në mëngjes tre pikat kufitare me Kurdistanin irakian, Haji Omran, Parwezkhan dhe Bashmaq”, deklaroi Shakhwan Abou Bakr, drejtor i doganës së Bashmaq.
Sipas statistikave zyrtare kurde, vetëm dogana e Bashmaq gjeneroi në vitin 2015 rreth 200 milionë dollarë të ardhura.
Që prej zhvillimit më 25 shtator të referndumit për pavarësi të kurdëve të irakut, Irani, iraku dhe Turqia, që kanë minoritete të konsiderueshme kurde, koordinojnë veprimet e tyre për të bërë presionmbi përfaqësuesit kurdë irakian./b.d