Debati në sallën e seancave plenare nuk është ai që shumë do të dëshironin. Përpos deklaratave për ta ngritur debatin në nivelin e duhur, sërish batuat janë ato që godasin më shumë. Në rubrikën humoristike në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në “News24”, rikthehet edhe një herë në vëmendje etiketimi që kryeministri Rama i bëri ish-kreut të PD-së Sali Berisha, duke e etiketuar “T’i ke rrjedhur”.
Padyshim i rëndë ka qenë edhe qëndrimi i ish-kryeministrit Berisha, i cili në një moment ka thënë: “Një h… në një copë mëndafshi”.
Debati i krijuar në seancën plenare është bërë edhe më i ashpër, dhe si pasojë deputeti demokrat Flamur Noka u përjashtua me 10 ditë për shkak se bllokoi foltoren e Kuvendit.
Pas ndërprerjes së seancës plenare, ka reaguar edhe kryeministri Rama për qëndrimin e mbajtur nga deputetët e PD dhe LSI, të cilët kërkuar përjashtimin e këtij të fundit nga Parlamenti, me arsyetimin se fyeu Sali Berishën. Ajo që ngjalli jo pak reagim ishte batuta e kryeministrit Rama për LSI-në, duke e quajtur “motër”. E për këtë në seancën plenare të së premtes, reagoi edhe Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI.
Pjesë e rubrikës humoristike të kësaj jave, është edhe një moment kundër ndërpritet energjia elektrike në komisionin parlamentar, teksa ministrja Kumbaro raportonte për objektin që po rikonstruktohet në Butrint.
Ndërsa në mbyllje të rubrikës nuk mund të mos përfshihej momenti kur kreu i PD-së, Lulzim Basha u është bashkuar fëmijëve që çdo të enjte i bashkohen sallës së Parlamentit, për të ndjekur seancat. Kjo do jetë padyshim një kartolinë e veçantë për ta./BW/a.m.