Kur vjen puna tek intervistat pa dorashka, Jul Deda është një nder ta. Me atë mënyrën e tij të të përgjigjurit, ai është ngacmuar nga Turjan Hyska mbrëmë në Oktapod, në lidhje me Gentian Zenelajn. Turi i ka drejtuar pyetjen nëse është ndjerë me i tradhtuar nga Ermali apo Genti, duke qenë se të dy janë larguar nga show Apartamenti 2XL.
Juli është shprehur se Genti është ai që e ka tradhtuar: “Genti është larguar ne momentin me te keq, duke e lënë spektaklin përgjysmë. Ermali largimin e tij e ka komunikuar shume kohe para se të lëvizte. Të lesh spektaklin përgjysme siç beri Genti, do te thotë ta lesh tjetrin ne balte”. Turi e ka ngacmuar me tej duke e pyetur sesi është ndjere kur ka shkëputur kontaktet me dike qe kalonte shumicën e kohë, në mënyrë drastike.
“Ben mire qe ma bën këtë pyetje, por Genti kështu ka qene gjithmone, me te papritura. Edhe sot e kësaj ditë, unë do të doja nje ballafaqim me te, për të kuptuar arsyen se përse u largua ashtu”. Momenti me kulmor i intervistës ka qenë kur Turi e pyet drejtpërsëdrejti nese Juli do te ishte ndonjëhere ne gjendje ta priste ne bese Turin (duke qene se Turi është autor I Apartamentit 2xl). “Jo, dhe ti e di qe une i kam dhene provat për këtë”. Ndërsa pyetjes, nëse ka cmim apo jo Jul Deda, ai i është përgjigjur në mënyrë të sinqerte duke thene “po”.