Pas Koresë së Veriut, tashmë politika e jashtme amerikane ka rritur agresivitetin edhe përballë Iranit. Presidenti Donald Trump ka shpërthyer në akuza të ashpra në drejitm të Iranit, i cili sipas tij qeveriset nga një “regjim fanatik”.
“Historia ka treguar se sa më shumë të injorojmë një kërcënim, aq më i rrezikshë bëhet kërcënimi”, tha Trump, duke nisur fjalimin mbi qasjen e tij të re ndaj Iranit. Ai kujtoi sulmin terrorist të vitit 1983 në bejrut ku u vranë 241 ushtarë të marinës amerikane.
“Dy këngët e preferuara të regjimit janë ‘Vdekja për Amerikën’ dhe ‘Vdekja për Izraelin’, tha Trump.
“Agresioni i diktaturës iraniane vazhdon edhe sot,” tha ai, duke e quajtur qeverinë e Teheranit një “regjim fanatik” që sponsorizon terrorizmin dhe vendos raketa që kërcënojnë trupat dhe aleatët e SH.B.A.-së.
Trump pritej të decertifikojë” paktin bërthamor me Iranin, por kjo nuk përbën shuarjen e marrëveshjes, siç premtoi të bëjë si një kandidat për president në fushatë shkruan CNN.
Nëse ligjvënësit në Kongres vendosin sanksione të reja ekonomike ndëshkuese ndaj Iranit, marrëveshja ka të ngjarë të rrëzohet. Në vend të kësaj, administrata Trump dëshiron që anëtarët e Kongresit të miratojnë masa të reja që do ta mbanin marrëveshjen të paprekur, duke përcaktuar parametrat me të cilat SHBA do të vendosnin sanksione të reja nëse Irani do të shkelte marrëveshjet e saj.
Trump pritet gjithashtu të detajojë një qasje më agresive ndaj programit të raketave balistike të Iranit dhe mbështetjes së këtij vendi për rrjetet terroriste, duke përfshirë mundësinë e sanksioneve të reja ekonomike ndaj individëve dhe subjekteve të lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Iraniane, e cila ofron mbështetje për një numër i grupeve militante, duke përfshirë Hezbollahun.
Nga ana tjetër, Trump është përballur me presion të madh nga aleatët evropianë për të ruajtur përkushtimin e SHBA ndaj marrëveshjes. Këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare e kanë inkurajuar atë që të shmangë plotësisht tërheqjen nga marrëveshja, e cila u nënshkrua nga SHBA, së bashku me Britaninë, Francën, Gjermaninë, Rusinë, Kinën, Bashkimin Evropian dhe Iranin në 2015-ën./JavaNews/a.m.