Kryeministri Edi Rama i është rikthyer konsultimeve publike me qytetarët. Këtë herë konsultimi zhvillohet në Vlorë, ku ndodhet edhe i gjithë kabineti qeveritar. Konsultimi publik është i fokusuar te projekt-buxheti i vitit 2018. Kreu i Qeverisë është ndalur tek projektet dhe invesimet kryesore për 4 vitet e ardhshme të qeverisjes.
Ndërsa më pas kryeministri ka ftuar qytetarë që të bëhen pjesë e bashkëbisedimit, duke shtruar pyetje për problematikat me të cilat ndeshen çdo ditë, apo të ngrenë shqetësimet e tyre.
“Tani mund të drejtoni pyetjet tuaja. Vetëm mos na çudisni, se ju këtu në Vlorë ziheni kush do ta marrë më parë mikrofonin”.
Ai premtoi se këtë vit do të ketë investime më shumë se çdo vit./a.m.