Rikthehen maskat në Korçë, duke terrorizuar banorët. Burime konfidenciale bëjnë me dije për “Ora news” se disa ditë më parë jane regjistruar vjedhje me armë në disa banesa në fshatin Boboshticë. Sipas të njëjtave burime, persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur banesa të ndryshme duke marrë sasi të mëdha parash.
Po të njëjtat burime thonë se në banesën e shtetasit K.D jane marrë rreth 12 mln lekë të vjetra si dhe në banesen e shtetasit N.P një sasi e konsiderueshme parash. Policia e Korçës nuk ka dhënë asnjë informacion për rastet në fjalë.
ma.me