Pak ora na ndajnë nga ndeshja Shqipëri –Itali e vlefshme për botërorin 2018, por në kuadër të kësaj ndeshje, gjatë ditës së sotme ekspozohen edhe 4 kupat e botërorit të fituara nga ekipi i përfaqësueses italiane.
Kupat janë ekspozuar në hollin e teatrit ‘Migjeni’, ato i përkasin viteve 1934, 1938, 1982 dhe 2006.
Italia ishte e dyta që fitonte trofeun e botërorit që prej fillimit të saj në vitin 1930, për herë të parë kupa e botës është fituar nga përfaqësuesja e Uruguait, ndërkohë që edhe vendi organizator ishte po Uruguai.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë do të zhvillohet sonte në orën 20:45.
a.ç