Në një postim mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët që të kenë pjesë e bashkëqeverisjes duke u treguar edhe mënyrën sesi duhet të aplikojnë.
Por teksa fton ata që të shikojnë portalin kryesor me të cilin qytetarët mund të japin mendime apo dhe sugjerojnë diçka rreth bashkëqeverisjes duke treguar edhe problemet që hasin në jetën e përditshme, komentet kanë qenë të shumta.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një të dielë të qetë me nxitjen që të regjistroheni si anëtarë të koalicionit qeverisës me qytetarët, për të “futur mik” direkt qeverinë sa herë ju del përpara një pengesë e padrejtë apo për të mbështetur e ndihmuar këdo rreth jush, me fjalën tuaj “lart në qeveri” Për këto e plot të tjera që do t’i mësoni me një vizitë në Platformën online të Bashkëqeverisjes, regjistrohuni si pjesëtarë aktivë të Aleancës për Shqipërinë që duam në www.shqiperiaqeduam.al”, shkruan Rama.
Në njërin prej tyre qytetari i kërkon diçka Ramës pasi pikërisht për këtë ai edhe e ka votuar.
“Leri keto po shiko te besh vetingun ashtu sic duhet. Po nuk fute berishen meten ne burg kokat e krimit ne ta dhame voten po heren tjeter jo me”, i shkruan njëri prej qytetarëve.
Ndërsa në tjetër qytetar këtë herë nga MAqednoia i ka treguar një rast konkret që ai e ka vuajtur gjatë një aplikimi ë i duhej në Shqipëri.
Shqetësimi
Përshëndetje Kryeministër, pasi që unë nuk jam shtetas shqiptarë dhe nuk mund të regjistrohem në këtë platformë ju nisi një shqetësim timin që kam sot e dy vite më parë. Përshëndetje Kryeministër,
Quhem Muhamed Ibraimi, jame nga Shkupi, Maqedoni.
Para dy vitesh aplikova për Master në një nga Universitetet e Tiranës, por paraprakisht duheshte bërë njehsim i diplomës. Dërgova diplomën të noterizuar në Ministrinë e Arsimit me datë 25.11.2015.
Per konfirmim u nis në Maqedoni, nga ku në Korrik të 2016 është kthyer përgjigje në Ministritë përkatëse, atë të Punëve të Jashtme dhe të Arsimit.
Nga Ministria e Arsimit nuk kam një përgjigje, edhe përkundër faktit që jame interesuar disa herë, por nuk kam pasur kontakte me zonjën që ka dosjen time, I kam nisur disa herë email por është e kotë, kontakti i vetëm është më një zonjë që është te informacioni, përgjigja e saj është nuk është formau komisioni.
Nuk di se ku të drejtohem, në qoftë se do jetë e mundur që të intervenoni do Ju isha shumë mirënjohës.
/b.d