Emri i këngëtarit Klajdi Musabelliu u lakua sot më shumë, se kurdoherë që prej momentin që u përmend nga kryeministri Edi Rama në punimet e Asamblesë së Përgjithshëm të PS-së.
Edhe pse Rama nuk foli me emrin konkret, vetë këngëtari reagoi dhe tha se punën ë AKBN e kishte fituar me meritë. Por së fundmi ka reaguar edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
“Klajdi dhe të rinj si ai janë vlerë e kësaj shoqërie! Ndaj sot dua ta përshëndes për kontributin dhe kurajon për t’iu përgjigjur një kryeministri arrogant dhe të përqendruar te trafikantët që e rrethojne. Faleminderit, Klajdi”, shkruan Kryemadhi. /a.m.