Gramoz Ruçi nje nga figurat emblematike te PS, ka dhene sot doreheqje nga posti i Sekretarit te pergjithshem te PS. Doreheqjen e beri te ditur ne celje te punimeve te Asamblese Kombetare te PS. Ne arsyetimin e tij per kete akt ai vuri ne dukje se funksioni qe ai ka si Kryetar i Kuvendit nuk e lejon qe te ushtroje ne menyre efikase edhe postin e Sekretarit te Pergjithshem, i cili, sipas Rucit, eshte nje funksion qe kerkon kohe te plote angazhimi.
Nis Asambleja e PS
Kryeministri Edi Rama do prezantojë sot në Asamblenë e Partisë Socialiste emrat e zv/ministrave të rinj. Asambleja ka nisur dhe po drejtohet nga Gramoz Ruçi, ndërsa kryeministri Rama do ta mbajë fjalën e tij, ku pritet të publikojë edhe emrat e zv/ministrave.
Zbardhen emrat e zv/ministrave të cilët do jenë pjesë të kabinetit qeveritar. Kështu, zv/ministre e Jashtme pritet të propozohet Artemis Dralo, përfaqësuese e minoritetit grek, zv/ministre e Brendshme Rovena Voda, zv/ministra të Financave dhe Ekonomisë, Luneda Sufali (ish-drejtoreshë e Lojërave të Fatit) dhe Etien Xhafaj (ish-shef kabineti i Arben Ahmetaj si ministër i Ekonomisë) dhe zv/ministre e Bujqësisë, Besa Spaho.
Mësohet gjithashtu se Ministria e Brendshme do ketë katër zv/ministra nga tre që kishte katër vitet e kaluara nën drejtimin e Saimir Tahirit.
Shtimi i një portofoli zv/ministror është bërë për shkak se kësaj ministrie i është shtuar si përgjegjësi edhe Pushteti Vendor pas shkrirjes së Ministrisë me të njëjtin emër. Në këtë dikaster e konfirmuar është vetëm Voda, e cila më parë ka mbajtur detyrën e shefit të kabinetit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Zv/ministrat që pritet të propozohen
Zv/ministre e Jashtme – Artemis Dralo
Zv/ministre e Brendshme – Rovena Voda
Zv/ministre e Financave dhe Ekonomisë – Luneda Sufali
Zv/ministre e Bujqësisë – Besa Spaho
Zv/ministër i Financave dhe Ekonomisë – Etien Xhafaj