Natyrisht, interesi i italianit nuk ishte thjesht të shikonte takimin si një ish-trajner që bëri historinë me Shqipërinë, por edhe për të vënë në dijeni drejtuesit e klubit spanjoll për lojtarët kuqezi që në merkaton e janarit mund të futen në objektivin e Alavashit. I kontaktuar nga “Panorama Sport” pas ndeshjes Spanjë- Shqipëri 3-0, De Biazi nuk ngurroi të bënte edhe një koment.
“Nuk isha në stadium, e ndoqa takimin nga TV, bashkë me drejtorin e klubit. Të jem i sinqertë, Shqipëria nuk luajti keq. Duhet të dini se Spanja mundi edhe Italinë me të njëjtin rezultat.
Pastaj, nuk duhet të harrojmë që edhe ndaj Maqedonisë ishte shumë e vështirë, por që gjithsesi Shqipëria mori pikë. Ju e patë që edhe Italia nuk shkoi më shumë se barazimi ndaj Maqedonisë. Dihen diferencat me Spanjën, kështu që nuk është për ta bërë dramë”, është shprehur shkurtimisht ish-trajneri kuqezi.
ma.me