Pak ditë më parë një çift shqiptarësh gjetën dhe dorëzuan në Polici një çantë plot me 115 mijë euro brenda. Më pas u mësua se paratë i përkisnin një çifti ukrainas, S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç.
Gazetari i News 24 për Vlorën, Enrik Mehmeti në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale jep detaje në lidhje me çiftin dhe si kishin në plan ata t’i shpenzonin këto para.
Statusi në Facebook
Zbardhja e Misterit të 115.000 mijë Eurove të Llogorasë
Rreth një javë më parë,pikërisht në këtë vënd,një familje vlonjate gjeti në një çantë dore një shumë prej 115.000 mijë eurosh.Ata kontaktuan policinë ku fillimisht i vunë në djeni nëpërmjet telefonit për shumën dhe më pas i dorëzuan. Pasi morën falenderime nga policia dhe një “mal” me komente nga më të ndryshmet nëpër rrjete,familja vazhdoi jetën ndoshta dhe pak të trazuar nga ajo histori ndërsa 115.000 u sekuestruan nga prokuroria duke u depozituar në një llogari bankare. Lind pyetja: Kush ishin Ukrainasit që u identifikuan si pronarë të eurove?
Sipas burimeve të policisë ishin një cift mjekësh të cilët do blinin një apartament në Sarandë dhe Shqiptari që i shoqëronte ishte drejtuesi i një agjencie imobiliare. Eurot vazhdojnë të jenë në sekuestro pasi edhe pse ishin deklaruar në dalje të Ukrainës, nuk kishte patur asnjë njoftim në Shqipëri….Sa për ta sjellë në kujtesë si histori meqë ishin të shumtë komentuesit që i ngeli peng “pse nuk shkuan në Llogora atë ditë”./a.m.