Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ish-drejtues policie tregoi një moment kur ai dhe forcat e policisë u gjendën mes armëve në Mirditë më shumë se 20 vite më parë.
“Në Mirditë, në vitin 96, më ka sulmuar personi me armë. Në një fshat që nuk ia them emrin. Kam tërhequr policinë. Kam bërë shumë debat me policinë pse i tërhoqa. Unë e kam kapur atë pas 10 ditësh atë. E tërhoqa për të mbrojtur policinë. Policia më kushton shumë më shtrenjtë se kostoja për kapjen e atij”, u shpreh Ndreu i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News.