Në intervistën e saj të parë televizive, pas marrjes së detyrës si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka folur për sfidat në sektorin e shëndetësisë shqiptare. Reforma në shëndetësi është shpallur si një prioritet i rëndësishme i qeverisë “Rama 2”.
Ministrja ka shpallur dhe objektivat e ministrisë së Shëndetësisë dhe prioritetet në periudhat afatshkurtra dhe afatgjata, por konkretisht është fokusuar tek aksionet për lirimin e hapësirës publike pranë spitaleve:
“Në 100 ditët e para të ministrisë, kemi nisur me aksionin e pastrimin e hapësirave pranë spitaleve. Kemi plane afatgjata dhe afatshkurtra, ne do të vijojmë aksioni tonë për 100 ditët e ardhshme por të gjithë spitalet rajonalet. Janë 1200 metra katrore sipërfaqe që janë si mjedise të uzurpuara pranë spitaleve të vendit . Aksioni ynë ka nisur nga Elbasani dhe do vijojë në të gjithë vendin” .
Gjithashtu ministrja e ka cilësuar si të rëndësishme dhe njëherësh u bënë thirrje të gjithë nënave, grave, vajzave të bëjnë mamografinë dhe të kapin në kohë problemet që lidhen me kancerin e gjirit. Ajo tha se sa më shpejt të lokalizohet kjo çështje aq më shumë shance kanë gratë për t’i shpëtuar sëmundjes së kancerit.
Në aspekti e shërbimit social, ministrja Manastirliu ka theksuar se nuk do të lejohet asnjë rast abuzues me skemën ekonomike, ndërsa edhe për këtë pjesë nuk do të lejohet asnjë skemë abuzimi me ndihmën ekonomike të familjeve shqiptare
Ministrja e Shëndetësisë Manastriliu ka theksuar se gjithë zonat rurale do të shërbehen me mamografi të lëvizshme, që puna jonë të jetë e fokusuar për të shërbyer kudo që është e nevojshme. Report TV/ma.me
Intervista e plotë e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , Ogerta Manastirliu në Report TV:
A keni patur rezistencë nga këto biznese për aksionin tuaj?
Une nuk mund të flas për këto gjëra, pasi janë struktura të tjera që merren me këtë gjë.
Puna ime dhe e ministrisë është të jemi të fokusuar për një punë sa më të mirë në këtë drejtim dhe të lirojmë hapësirat të cilat kanë vështirësuar punën në mjediset e spitaleve.
Ju keni lancuar një nismë të drejtorëve të rinj, dhe si do të bëni punën tuaj që të jenë larg politikës?
Ne duam që në spitalet tona të kemi personat më të mirë dhe më dobishëm për cështjen e menaxhimit dhe të mirëfunksionimit. Zgjedhja e tyre do të jetë më një konkurs transparent, i cili do të përzgjidhet nga një komision Ad Hock, vijon më tej ministrja Manastriliu.
Do të rrisim një inisiativë financiare në mënyrë që të kemi nje proces sa më të shpejtë dhe të dobishëm për shërbimin mjekësor në vend. Mjekët ti cojmë aty ku ka nevojë vendi dhe qytetarët. Objektivi i parë do jetë shërbim cilësor në sektorin e shëndetësisë.
Para disa ditësh keni thënë se do lehtësohen procedurat për marrjen e kartës së shëndetit, si do vijojë kt proces?
Eleminimi i të gjithë hallkave që pengojnë marrjen e shërbimeve, jemi të vendosur për këtë proces. Eshtë prioritet i qeverisë Rama dhe i yni si ministri, sa më pak kohë në marrjen e shërbimeve për qytetarët. Së shpejti do t’i japim fund burokracive brenda 100 ditëve. Shumë shpejt do nisim me programet e reja, do të sjellim 16 menaxherët e spitaleve si dhe portalin infermierë për shqipërinë, kjo do i shërbejë procesit të ristrukturimit të punës në spitalet e vendit.
ma.me