• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Janë 1200 metra katrore sipërfaqe pranë spitaleve që janë uzurpuar. Do spastrohen!

by Java News
04/10/2017 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në intervistën e saj të parë televizive, pas marrjes së detyrës si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka folur për sfidat në sektorin e shëndetësisë shqiptare. Reforma në shëndetësi është  shpallur si një prioritet i rëndësishme i qeverisë “Rama 2”.

Ministrja ka shpallur dhe objektivat e ministrisë së Shëndetësisë dhe prioritetet në periudhat afatshkurtra dhe afatgjata, por konkretisht është fokusuar tek aksionet  për lirimin e hapësirës  publike pranë spitaleve:
“Në 100 ditët e para të ministrisë, kemi nisur me aksionin e pastrimin e hapësirave pranë spitaleve. Kemi plane afatgjata dhe afatshkurtra, ne do të  vijojmë aksioni tonë për 100 ditët e ardhshme por të gjithë spitalet rajonalet. Janë 1200 metra katrore  sipërfaqe që janë si  mjedise të uzurpuara pranë spitaleve të vendit . Aksioni ynë ka nisur nga Elbasani dhe do vijojë në të gjithë vendin” .

Gjithashtu ministrja e ka cilësuar si të rëndësishme dhe njëherësh u bënë thirrje të gjithë nënave, grave, vajzave të bëjnë mamografinë dhe të kapin në kohë problemet që lidhen me kancerin e gjirit. Ajo tha se sa më shpejt të lokalizohet kjo çështje aq më shumë shance kanë gratë  për t’i shpëtuar sëmundjes së kancerit.

Në aspekti e shërbimit social, ministrja Manastirliu ka theksuar se nuk  do të lejohet asnjë rast abuzues me skemën ekonomike, ndërsa edhe për këtë pjesë nuk do të lejohet asnjë  skemë abuzimi me ndihmën ekonomike të familjeve shqiptare

Ministrja e Shëndetësisë Manastriliu ka theksuar se  gjithë zonat rurale do të shërbehen me  mamografi të lëvizshme, që puna jonë të jetë e fokusuar për të  shërbyer kudo që është e  nevojshme. Report TV/ma.me

Intervista e plotë e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , Ogerta Manastirliu në Report TV:

A keni patur rezistencë nga këto biznese për aksionin tuaj?
Une nuk mund të flas për këto gjëra, pasi  janë struktura të tjera që merren me këtë gjë.
Puna ime dhe e ministrisë është të jemi të fokusuar për një  punë sa më të mirë  në këtë drejtim dhe të lirojmë hapësirat të cilat kanë vështirësuar punën në mjediset e spitaleve.

Ju keni lancuar një nismë të drejtorëve të rinj, dhe si do të bëni punën tuaj që të jenë larg politikës?

Ne duam që në spitalet tona të kemi personat më të mirë dhe më dobishëm për cështjen e menaxhimit dhe të mirëfunksionimit. Zgjedhja e tyre do të jetë më një  konkurs transparent, i cili do të përzgjidhet nga një komision Ad Hock, vijon më tej ministrja Manastriliu.
Do të rrisim një inisiativë financiare në mënyrë që të kemi nje proces sa më të shpejtë  dhe të dobishëm për shërbimin mjekësor në vend. Mjekët ti cojmë aty ku ka nevojë vendi dhe qytetarët. Objektivi i parë do jetë  shërbim cilësor në sektorin e shëndetësisë.


Para disa ditësh keni thënë se do lehtësohen  procedurat  për marrjen e kartës së shëndetit, si do vijojë kt proces?

Eleminimi i të gjithë hallkave që pengojnë marrjen  e shërbimeve, jemi të vendosur për këtë proces. Eshtë prioritet i qeverisë Rama dhe i yni si ministri, sa më pak kohë në marrjen e shërbimeve për qytetarët. Së shpejti do t’i japim fund burokracive brenda 100 ditëve. Shumë shpejt do nisim me programet e reja, do të sjellim 16 menaxherët e spitaleve si dhe portalin infermierë për shqipërinë, kjo do i shërbejë procesit të ristrukturimit të punës në spitalet e vendit.

ma.me

Next Post
Deputeti i PD Gjunkshi sulmon Kodhelin, por ja çfarë thonë amerikanët për “mister 7 mijë USD-n”!

Deputeti i PD Gjunkshi sulmon Kodhelin, por ja çfarë thonë amerikanët për “mister 7 mijë USD-n”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

17-vjeçarja humbi jetën brenda pak orësh nga Meningjiti, 100 persona nën hetim epidemiologjik

‘Kjo verë theksoi virozat”, alarmi i mjekes: Edhe pa etje të moshuarit të hidratohen, ja pse!

September 9, 2026
Bllokohen fluturimet në Britani, një plan ushtarak dyshohet se shkaktoi problemin

Bllokohen fluturimet në Britani, një plan ushtarak dyshohet se shkaktoi problemin

September 9, 2026
Gafa te goli i Realit, portieri i Interi merr përgjegjësinë: Nuk ka udhëtim pa pengesa

Gafa te goli i Realit, portieri i Interi merr përgjegjësinë: Nuk ka udhëtim pa pengesa

September 9, 2026
Plani “fshesa” në Gjermani, AfD-ja zotohet të deportojë mbi një milion refugjatë

Plani “fshesa” në Gjermani, AfD-ja zotohet të deportojë mbi një milion refugjatë

September 9, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

Rreth 140 mln euro nga rivlerësimi/ Në 6 muaj përfunduan 18.777 aplikime, Tirana kryeson me 7.475 prona

September 9, 2026
Zjarri tek karburanti i “Brrylit”, ekspertja: Mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tokëzimit të depozitës

Zjarri tek karburanti i “Brrylit”, ekspertja: Mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tokëzimit të depozitës

September 9, 2026
Protesta në ditën e 100-të, paralajmërohet rrethimi i Kryeministrisë përsëri!

Përplasjet në protestën para Kuvendit, lihen të lirë protestuesit e shoqëruar, vetëm një në pranga

September 9, 2026
107 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja kapen në Portin e Durrësit, droga 1.2 mln euro ishte fshehur në kamper

107 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja kapen në Portin e Durrësit, droga 1.2 mln euro ishte fshehur në kamper

September 9, 2026
Republika popullore e protestës

Republika popullore e protestës

September 9, 2026
Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com