Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur pasditen e sotme Komitetin Drejtues Kombëtar.
Në fjalën e saj, kryetarja Monika Kryemadhi tha se LSI zgjodhi të ishte në opozitë pasi pa një opozitë të fortë, nuk ka qeverisje të fortë.
“Shqiptarët ndjejnë një apatizëm dhe neveri ndaj klasës politike. Kjo qeverisje është realizuar përmes deformimit dhe blerjes së votës” – tha Kryemadhi.
Kreu i LSI theksoi se objektiv i kësaj force politike është zgjimi i vetëdijes kombëtare. Sipas Kryemadhit, LSI është një forcë e majtë për të cilën shqiptarët kanë nevojë.
Ajo tha se LSI nuk është në opozitë me qeverisjen, por me krimin që po kërkon të kapë dita-ditës shtetin dhe qeverinë.
/b.d