Partia Demokratike ka reaguar fill pas deklaratës së fortë të ambasadorit amerikan Donald Lu. Ai foli me emra konkretë dhe tha se janë 4 klane që drejtojnë 20 familje shqiptare të cilat dominojnë aktivitetet kriminale në Shqipëri. Edi Paloka thotë se askush nuk u mallëngjye nga kjo deklaratë duke shtuar se fjalët e tij do të humbasin shumë shpejt.
Edi Paloka:
Pak dite me pare ambasadori i SHBA ju tregoi shqiptareve se cfare behet me nje qeveri qe nuk i pergjigjet interesave te qytetareve te saj…
Sot ju tregoi se Shqiperia, vendi yne, eshte nen sundimin e kater klaneve dhe 20 familjeve kriminale.
Askush nuk u mallengjye nga keto te verteta dhe me siguri ne media jehona e ketyre deklaratave do te shuhet shpejt per ti lene vend shfaqjes se radhes.
Por kjo do te thote te fusesh koken ne rere si struci, se fshehja ne media nuk e ndryshon realitetin qe shqiptaret e perjetojne cdo dite. Kjo nuk ndryshon as fundin e historise…te gjithe e dijne si e filloi dhe si perfundoi Noriega.
I njejte do jete fundi dhe per Noriegen e Ballkanit
ma.me