Gerard Pique ka paralajmëruar se mund të largohet nga Kombëtarja e Spanjës.Mbështetja e tij publike për referendumin e katalanasve ka krijuar një debat të madh në Spanjë, por mbrojtësi ka dhënë sërish një mesazh të fortë, pas ndeshjes ndaj Las Palmas.
Pas fitores 3-0 ndaj Las Palmasit, Pique deklaroi se do ta mbështesë me çdo kusht referendumin, edhe nëse emri i tij do të hiqet nga lista e kombëtares spanjolle.
“Nëse Federata Spanjolle mendon se unë mund të jem një problem për kombëtaren, atëherë jam gati të shkëputem”, – u shpreh 30-vjeçari. Ai ka rrëfyer me kohë se do të largohet nga “Furia e kuqe” që pas Botërorit 2018, por kjo mund të ndodhë edhe më shpejt.
I pyetur për dhunën e ushtruar nga policia spanjolle ndaj katalanasve, Piqué, me lot në sy, u përgjigj: “Jam krenar për popullin katalanas. Kjo ka qenë përvoja ime më e keqe”.
Barcelona u detyrua të luante me ishullorët, pavarësisht kaosit të madh të referendumit, sepse rrezikonte dënim me heqje pikësh, përgatiti Blic. (b.an)