Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është kapur forcat policore në Vlorë.
Ai është Juljan Dautaj, i cili përdor edhe identitetin tjetër Mikel Serjanaj. Më 23 shtator, Gjykata e Vlorës vendosi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Vrasje me dashje”.
Juljan Dautaj akuzohet për një ngjarje të ndodhur në Greqi më 27 nëntor të vitit 2001. Në lagjen “Kalithea” të Athinës, 40-vjeçari qëlloi për vdekje me thikë një person me iniciale K.P. Pas arrestimit, policia i referoi materialet Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejtshme.
a.ç