Enertila Beqajn, vajzën që dyshohet se mashtroi 30-vjeçarin Brahush Ahmetaj me një profil të rremë në Facebook duke i marrë 6 mln lekë mallra, i është dhënë sot masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Për mediat kanë folur edhe prindërit e vajzës duke deklaruar se ajo është e pafajshme.
Enertila e mohon kategorikisht që të ketë lidhje me lidhjen virtuale me Brahush Ahmetaj, sipas saj faqja në rrjetin social facebook nuk është e saja.
“Faqja në facebook nuk është e imja.Sendet i kemi blerë me lekët e mija, në muajin gusht kanë ardhur kushërinjtë nga emigracioni dh ena kanë ndihmuar. Unë jam e lidhur me një djalë jashtë shtetit.
Në polici nuk thash që jam shtatzënë, unë dyshoja për shtatzëni. Brahushin thjesh e kam parë në Manëz sepse merrnin lekët e kempit në postë. Unë në facebook kam foto profili me mamin tim.
Kërkoj nga gjykata të më lërë të lirë të qëndroj pranë nënës time se e kam të sëmurë. Jam e pafajshme”, tregon Enertila.
Vendimi i gjykatës është kundërshtuar edhe nga babai i vajzës, i cili e ka cilësuar vendimin të padrejtë.
“Vendimi është i padrejtë, i kërkoj shtetit drejtësi. Vajzën e kam të martuar me një tjetër”, tregon babai i vajzës.
I njëjti qëndrim është mbajtur edhe nga mamaja e vajzës, sipas së cilës Ahmetaj është vetëm postier dhe nuk ka lidhje me vajzën e saj.
“Vajza ime nuk ka Lidhje me Brahush Ahmetaj, ai është postieri dh emë ka mbajtur 20 mijë lekë nga pensioni im. Pistën e vrapimit në shtëpi e përdor unë pasi jam e sëmurë”, thotë e ëma. /report tv/b.d