Kjo që shihni në foton më poshtë është 27-vjeçarja Enertila Beqja, e akuzuar për mashtrimin prej 60 milionë lekësh ndaj drejtorit të Postës në Manzë, Barush Ahmeti.
Emine dhe Myrteza Beqja janë dy prindërit e Enertilës, të cilët kanë folur këtë mëngjes për “DurrësLajm” pak para nisjes së masës së sigurisë së vajzës së tyre.
Emineja tregoi se policia i mbërriti papritur në shtëpi dhe i kanë arrestuar vajzën e tyre.
“Është e padrejtë të arrestohet vajza sepse nuk ka bërë asnjë krim”.
Ai pohoi se Barush Ahmetin e njihte si postier të Manzës dhe nuk i kanë marrë asnjë përfitim dhe jo më 60 milionë lekë siç pretendon ai.
“Ka ardhur disa herë në shtëpi dhe ka sjellë postën, por vajza nuk kishte asnjë lidhje me të. Vajzën e kemi të fejuar në itali, në Milano”, tha nëna.
Me lot në sy, babai tha se vajza ishte e pafajshme. Shtëpinë aktualisht e kanë bosh, pasi prokuroria i kishte sekuestruar të gjitha plaçkat që kishin në banesë.
Këto deklarata të moshuarit i dhanë para nisjes së seancës gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, ku pritet të jepet masa e sigurisë për Enertila Beqjan, e arrestuar tri ditë më parë.