Sipas të përditshmes sportive franceze, L’Equipe, trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery duhet të arrijë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon nëse dëshiron të qëndrojë në drejtimin e skuadrës.
Nëse dështon ta bëjë këtë, Emery pritet të shkarkohet nga presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi.
Kandidatë për ta marrë drejtimin e Paris Saint-Germain, nëse shkarkohet Emery, janë Jorge Jesus (trajneri i Sportingut) dhe Andre Villas-Boas.
Drejtori sportiv Antero Henrique tashmë po shqyrton zëvendësimet e mundshme për Emery, duke u konsideruar Jorge Jesus dhe Andre Villas-Boas (trajner i Shanghai SIPG)./a.m.