Princi Charles i Britanisë së Madhe ka vendosur të thyejë traditat duke deklaruar se kur të jetë mbret nuk do të jetojë në Bakingham Palas por do të qëndrojë në Clarence House.
Djali i madh i Mbretëreshës Elizabetë, princi Charles bëri publik vendimin e tij për të hequr dorë nga rezidenca e Buchkingham Palace, në momentin që do të ulet në fronin e mbretërisë. Sapo të jetë mbret, ai ka vendosur të thyejë traditat dhe të vazhdojë të jetojë në Clarence House.
Pallati londinez, ku aktualisht jeton me bashkëshorten Camilla, do të bëhej në këtë mënyrë selia e re e kurorës.Rezidenca aktuale e Mbretëreshës Elizabetë do të kthehet në një lloj selie të përgjithshme me zyra dhe salla pritjeje.
Pallati i madh me 775 dhoma do të jetë i hapur për publikun gjatë gjithë vitit. Në mbrëmje sapo të kenë përfunduar aktivitetet zyrtare princi Charles dhe bashkëshortja e tij do të kthehen në banesën e tyre.
Por ky vendim ka shkaktuar jo pak polemika, ku janë të shumtë ata që e shohin si një fyerje ndaj mbretëreshës por dhe shkelje të traditave të monarkisë.Për më shumë, Buckingham Palace shumë shpejt do të restaruohet, dhe pjesa më e madhe e punimeve do të paguhet me paratë e mbledhura nga taksat.Restaurimi do të zgjasë 10 vjet e do të kushtojë 370 milion stërlina, përgatiti Express. (b.an)