Djali i ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzeni ka ironizuar gjestin e kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit dhe stafi i tij dhuruan gjak në ambjentet e Kryeministrisë ditën e djeshme, gjest të cilin Rama e kërkoi edhe nga deputetët e PS.
Përmes një mesazhi në faqen e tij të Facebook, Shkëlzen Berisha shkruan se ai person që do të jetë përfitues i gjakut të Ramës, nuk duhet t’i japë makinës për dy javë.
“Përfituesi i gjakut të Ramës nuk duhet ti japë makinës për 2 javë”- shkruan Berisha në faqen e tij të facebook. /a.m.