Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ditën e sotme. Një automjet i tonazhit të rëndë, betonierë ka marrë përpara një autoveturë.
Dëshmitarët kanë pohuar se për rreth 50 metra, betoniera ka vijuar ta shtyjë para automjetin tip “Ford” me gjithë shoferin brenda. Fatmirësisht drejtuesi ka shpëtuar dhe përveç tronditjes nuk ka pasur lëndime. Drejtuesi i mjetit të rëndë nuk e ka parë makinën e vogël.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet hetimore e procedurale, duke marrë në pyetje edhe shoferin e betonierës.
a.ç