• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më shtriu në tokë dhe…” 42-vjeçarja rrëfen abuzimin nga 50-vjeçari

by A R
15/09/2017 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tentoi të përdhunonte bashkëfshataren, përfundon në pranga 50- vjeçari, baba i dy fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku një banor nga Devolli ka përfunduar në prangat e policisë pas denoncimit të bërë nga një 42-vjeçare për tentativë përdhunimi, shkruan “Panorama”.

Ngjarja është regjistruar në një nga fshatrat e njësisë administrative qendër Bilisht, ku gruaja ka qenë duke kullotur bagëtitë kur ka rënë pre e dhunimit seksual.

Sipas të dhënave të Policisë, Hysni G., 50 vjeç, duke parë gruan dhe duke përfituar nga fakti se nuk kishte njerëz përreth, i është afruar asaj në mënyrë të befasishme dhe pasi e ka shtrirë forcërisht në tokë, ka tentuar ta përdhunojë.

Burime të rezervuara thanë se gruaja ka arritur të shpëtojë dhe menjëherë ka shkuar te të afërmit e saj, ndërsa me ndihmën e tyre i është drejtuar policisë për të kryer denoncimin në Komisariatin e Policisë në Korçë.

“Kisha dalë të kullosja bagëtitë dhe nuk e vura re momentin kur m’ afrua. Më goditi dhe më shtriu në tokë, ndërsa nisi të më prekte në zona intime. Nisa të bërtas dhe të kërkoj ndihmë, por përreth nuk ishte askush. Në një moment mblodha të gjitha forcat, e godita dhe munda të shpëtoj. Ika me vrap dhe shkova te njerëzit e mi, pastaj ata më sollën këtu. E njoh sepse jemi bashkëfshatarë, por nuk i kam dhënë asnjë shkak që të bënte një veprim të tillë”, është shprehur gruaja mes lotësh në polici, ndërsa ka dhënë edhe identitetin e agresorit.

Menjëherë uniformat blu kanë shkuar në banesën e 50- vjeçarit dhe e kanë arrestuar. “Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit Hysni G, 50 vjeç, banues në njësinë administrative qendër Bilisht.

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 42-vjeçare, e cila ka deklaruar se më datë 12.09.2017, shtetasi i mësipërm ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me këtë të fundit”, bëri të ditur Policia.

Gjatë marrjes në pyetje, 50-vjeçari ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, duke pretenduar se ka qenë nën efektin e alkoolit. “Kam qenë i dehur, nuk mbaj mend çfarë kam bërë. Më vjen keq për këtë gjë. Jam i martuar dhe baba i dy fëmijëve, nuk e di se si kam arritur të bëj një veprim të tillë, por nuk më kujtohet ta kem bërë diçka të tillë”, është shprehur ai./a.m.

Next Post
VIDEO tronditëse/ Vrasësi largon vogëlushen dhe ekzekuton 34-vjeçarin teksa drekonte

VIDEO tronditëse/ Vrasësi largon vogëlushen dhe ekzekuton 34-vjeçarin teksa drekonte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

October 21, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

October 21, 2026
LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

October 21, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

“Kush thyen do të paguajë” Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç

October 21, 2026
Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

October 21, 2026
FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

October 21, 2026
Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In