Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa i ka cilësuar si sulme të ulta politike akuzat e bëra nga krerët e PD mbi tyë ashtëquajturën çështje e vëllait të tiuj që kërkohet nga interpoli. Xhafa i ka cilësuar këto akuza si sulme personale, pasi të gjitha këto akuza janë tërësisht të rreme dhe pa asnjë provë.
“18 vite më parë e ngritët këtë akuzë. S’kishte asgjë të vërtetë. E bëtë këtë akuzë dhe kur ishit njëri kryeministër dhe tjetri ministër i brendshëm. Asnjë provë që të provonit akuzat tuaja. Vijuat avazin kur ishte koha e reformës në drejtësi. Prap dështuat. U bënë pushtetarë në ministrit e brendëshme dhe atë drejtësisë njerëzit e juaj që kishin mundësi për të parë provat kombëtare dhe ndërkombëtare. Sërish asgjë. Nuk më impresiononi me këto akuza dhe as më bëni të tërhiqem nga lufta kundër krimit. Kushdo që ka bërë apo bën shkelje nga familjarët e mi do të përballet me ligjin sepse janë moshë madhore”, deklaroi Xhafa.
Xhafaj: Vendimi i parë që do firmos sapo të marr detyrën
Xhafaj, në fjalën e tij në parlament ditën e sotme, ka zbuluar se cili do të jetë akti i parë që ai do të firmosë kur të marrë detyrën. Ai tha se do të bëjë një proces Vettingu brenda radhëve të policisë për të larguar ata që kanë lidhje me krimin.
Nuk mund të ketë sukses kur në radhët e policisë së shtetit, kur në radhët e saj ka kriminelë, që shpesh mund të jenë më të rrezikshëm se vetë kriminelët. Do i shkoj këtij procesi deri në fund, nuk ka rrugë tjetër,” tha Xhafaj.
ma.me